Dhunohet presidenti i FFK-së

Mediat në Kosovë raportojnë se sot paradite presidenti i Federatës së Kosovës në futboll Agim Ademi është sulmuar fizikisht

Sipas ‘’Indeksonline’’, Ademi u sulmua në Prishtinë dhe fill pas tij ka marrë dhe ndihmë mjekësore çka vërteton se ndaj kreut të FFK-së ka patur sulm vandal.

Ademi sot 60 vjeç, e nisi keq ditën por faji nuk është aspak i varur prej tij.

Ndërkohë ka ardhur dhe reagimi i parë i Policisë së Kosovës e cila përmes zëdhënses Flora Ahmeti ka deklaruar:

‘’Rreth orës 11:00, jemi njoftuar për një sulm fizik në parkun e Gërmisë, ku lëndime trupore ka pësuar një person. Nga ana e policisë është nisë një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast”, është shprehur zyrtarja për Gazetën Express.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!