FIFA, nesër flasin trajnerët e kombëtarëve

FIFA vijon të ushqejë idenë për të organizuar Kupën e Botës çdo dy vite.

Këtë javë pritët që trajnerët e ekipëve kombëtare përmes videokonferencash të diskutojnë mbi një kalendar të ri të mundshëm me start nga 2024.

Takimet në internet janë caktuar për të martën 19 tetor 2021 dhe të enjten 21 tetor 2021. Diskutimet do të udhëhiqen nga Arsene Venger, shef zhvillimi i Futbollit Global në FIFA.

Diskutimi do të përfshijë shëndetin e lojtarëve, hapsirat ndërkombëtare, shpeshtësinë e finaleve të Kupës së Botës dhe çështje të tjera të rëndësishme në futboll.

“Konsultimet me të gjitha palët e interesuara po vazhdojnë dhe FIFA u kujton tifozëve në të gjithë botën se ata mund të paraqesin idetë dhe reagimet e tyre mbi kalendarin e ri të futbollit”, tha ndër të tjera Venger

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!