Europa, spikat Juve- Roma dhe Leverkusën- Bajern

Premier League sot me dy takime të balancuara. Everton- Uest Hem dhe Njukasëll-Totenhem pasojnë ndeshjet e djeshme aty ku spikati fitorja e thellë e Livepulit 0-5 ndaj Uatford dhe humbja e Mançester Junajtid në shtëpinë e ‘dhelprave’ 4-2.

Të shtunën në Seria A, Lacio mundi Interin, Milan përmbysi veronën ndërsa Specia kaloi Salernitanën 2-1. Sot Java e tetë e kampionatit italian nis që në 12:30 e mbyll me superduelin Juventus- Roma në 20:45.

Bundesligë në program sfidat Leverkusen-Bajern Mynih duke nisur nga ora 15:30 dhe Augsburg-Bielefeld në 17:30.

LaLiga vjen me 4 takime pasi Real-Atletik Bilbao dhe Granada-Atletiko Madrid janë shtyrë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!