Ronaldo: Benzema meriton ‘Topin e Artë’

Fenomeni ka veshur në të shkuarën bluzën me numër 9-të. Atë që Benzema mban te Reali që nga 2009-ta.

Karim Benzema pak ditë më parë fitoi Nations League me Francën në finalen me Belgjikën teksa shënoi golin e parë në fitoren 2-1. Një gol me peshë, një trofe i shpejtë dhe 9 gola me Realin gjatë 8 javëve të para, duken bonus për 33 vjeçarin francez në tentativen për ‘Topin e Artë’.

‘France Football’ ka vendosur që gara për trofeun më të madh individual në futbollin profesionist të zhvillohet në 29 nëntor 2021.

Ndërkaq për të lobuar për Benzema ka menduar Ronaldo ‘Fenomeni’. Braziliani i cili ka mbajtur numrin 9-të te Real Madrid, thotë se numri 9-të aktual i Realit meriton plotësisht Topin e Artë.

Pa dyshim. Kandidati im për Topin e Artë është Benzema. Sulmuesi më i fortë në botë. Nivel tepër i lartë në 10 vite. Mbi të gjitha kampion.I denjë për çmimin”, deklaroi presidenti i Vajadolid në La Liga Ronaldo (Fenomeni).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!