Shqipëria bie ndaj Polonisë

Kualifikuese Katar 2022′: Shqipëri- Poloni 0-1 (Zviderski 77′)

Shqipëria rrëzohet në momentin më të mirë të saj. Ndaj Polonisë skuada e Rejas u mund 0-1 pas një goli të shënuar në të 77-tën nga Zviderski. Më pas lumë shishesh plastike në fushë dhe gjyqtari Turpië i cili ndal ndeshjën dhe dërgon skuadrat në dhomat e xhveshjes.

Një situatë kaotike e cila pas konsultimëve delegat-trupë gjyqtarësh merr fund pas më shumë 20 minutash. Minutat e mbetura ofrojnë skuadrën shqiptare ti afrohet disa herë golit por askush nuk ishte në gjëndje të mundëte Shezinin.

Ndërkaq pas golit të polakëve disa tifozë hodhën shishe plastike drejt lojtarëve miq në festë. Federeta Shqiptare e Futbollit pritet të marrë një gjobë shëmbullore nga FIFA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!