Alarm te Kombëtarja, Cikalleshi pozitiv

Pas Hoxhallarit vjen rasti i dytë me koronavirus te grupi kuqezi. Është Cikalleshi.

Një lajm aspak i mirë vjen nga Kombëtarja e Shqipërisë përpara se ajo të luajë ndeshjen vendimtare nesër me polakët për kualifikueset ‘Katar 2022’ në Tiranë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se futbollisti kuqezi Sokol Cikalleshi ka rezultuar pozitiv në testet e kryera për COVID-19.

Njoftimi:

Sulmuesi Sokol Cikalleshi do të mungojë në ndeshjen vendimtare të Kombëtares ndaj Polonisë, që luhet të martën në “Air Albania” e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se futbollisti kuqezi ka rezultuar pozitiv në testet me tampon të kryera nga Kombëtarja sot. Pas daljes së analizave Cikalleshi është larguar nga grumbullimi për të nisur karantinën dhe nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme stërvitore.
Përveç tij, të gjithë lojtarët e tjerë dhe stafi teknik kanë rezultuar negativë. Kësisoj, trajneri Edy Reja do të ketë katër mungesa në sfidën ndaj Polonisë dhe më konkretisht Bekim Balaj e Berat Gjimshiti të dëmtuar, Endri Çekiçi i skualifikuar dhe Sokol Cikalleshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!