Trofeu shkon në Francë

Finale, Liga e Kombëve: Spanjë- Francë 1-2 (Orjazabal 64’/ Benzema 65′, Mbape 80′)

Franca fiton edicionin e dytë të Ligës së Kombëve. Në finalen e mbrëmjes së sotme në ‘San Siro’ të Milanos, ekipi i Deshamps falë golave të kampionëve të tillë si Benzema e Mbape, përmbysi golin e minutës së 64′ të shënuar nga Ojarzabal.

Starti ishte disi i barabartë por me kalimin e minutave skuadra e Spanjës nisi të marrë më shumë inisiativë. Megjithë rastet sporadike, pjesa e parë u mbyll pa gola.

Ndërkohë fraksioni i dytë nuk ka aspak lidhje me atë të pjesës së parë. Shkëndijat e para për një duel në rritje, i jep Spanja ndërsa ‘Gjelat’ mundohen të luajnë me pasin e gjatë.

Pas golit të shënuar në portën e Loris, ekipi i Enrikes kapet shpejt në befasi teksa në harkun e 60 sekondave Karim Benzema barazon me një gjuajtje mjeshtërore nga larg. Në të 80-ën Mbape rrëmben një top të devijuar dhe shënon golin që vlen trofeun e Nations League.

Faza finale me supermaci të madhe të Spanjës por goli nuk vjen. Loris si në kohë të arta, ndal këdo.Trofeu shkon në Francë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!