Kurtua: Pse duhet të luajmë për vendin e tretë?

Portieri i Belgjikës dhe Realit të Madridit Tibo Kurtua nuk e fshehu dot zhgënjimin e përmbysjes së jashtëzakonshme të Francës ndaj skuadrës së tij belge në gjysmëfinalen e Nations: ” Zakonisht, kur je 2-0, nuk mund ta hedhësh fitoren, por ne e bëmë atë “,tha ai pas takimit teksa shton:

Ndeshja me Italinë? “Ne do ta luajmë për asgjë. Askujt nuk i intereson të përfundojë i treti ose i katërti në Ligën e Kombeve. Do të jetë një ndeshje e padobishme. Unë as nuk e di pse do luaj, është si një ndeshje stërvitore ”, tha i zhgënjyer ruajtësi i kuadratit të Belgjikës.

Kurtua u pa të shpëtonte disa gola te porta e tij por në të dytën, shoku i skuadrës te Reali, Benzema, Mbape (pen) dhe Teo Hernandez, ia dolën të realizonin tre gola për përmbysjen e gjysmëfinales së Torinos në Ligën e Kombëve (2-3). Belgjikë- Itali do të zhvillohet të dielën në Torino për vendin e tretë -katërt./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!