Kriteret e kursit për Drejtor Sportiv, nis…

Do të nisë nga këtë muaj kursi i radhës për Drejtor Sportiv, që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ky kurs që do të udhëhiqet nga specialistët e Sektorit të Edukimit në FSHF, pritet të fillojë më datë 18 tetor 2021 dhe të përfundojë më 6 nëntor 2021, duke zgjatur rreth 3 javë. Numri i personave maksimalë që mund të bëhen pjesë e kursit është 30, pas seleksionimit prej komisionit, ndërsa bëhet me dije se nëse numri i regjistrimeve është më i vogel se 15, kursi nuk do të hapet.

Kriteret për të fituar të drejtën për t’u pranuar në kursin për Drejtor Sportiv janë:
1. Vendbanimi ne Shqipëri, sidoqoftë, Drejtoria Teknike rezervon të drejtën për të autorizuar pjesëmarrjen në Kurs për qytetarët shqiptare që banojnë jashtë vendit,për të gjithë ata që kanë shtetësi të dyfishtë dhe qëndrojnë jashtë vendit dhe për të gjithë ata që për arsye të konstatuara të punës ose studimit (me paraqitjen e një kopje të kontratës së punës ose certifikimit të universitetit ose një organi tjetër trajnues), të ketë vetëm vendbanimin e zgjedhur ligjërisht;
2. Diplomë e Universitetit ose Shkolles Mesme;
3. Kandidati duhet të jetë pajisur me çertifikatë shëndetësore lëshuar nga organi përkatës (e marrë brenda 3 muajve të fundit);
4. Njohja e gjuhës shqipe e cila mund të verifikohet përmes një certifikate të lëshuar nga organet kompetente;
5. Dy fotografi format pasaporte.
6. Fotokopje e ID ose e Pasaportës.
7. Mosha minimale 25 vjeç, e plotësuar në datën e afatit të aplikimit;
8. Shkresë përcjellëse nga Klubi ose Akademia që përfaqëson, mund të kryhet dhe individualisht në qoftë se personi ka përfunduar Universitetin e Sporteve.

Kërkesa për regjistrim, duhet të dërgohet përmes postës elektronike në adresën [email protected] , përmes postës së zakonshme në adresën Rr. Liman Kaba, Nd 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tiranë ose të dorëzohen fizikisht pran sekretarisë në të njejtën adresë. Afati i fundit për paraqitjen e kërkesës është data 10.10.2021. Aplikimet që mbërrijnë pas afatit nuk do të pranohen.

Ata që pranohen në Kurs duhet të paguajnë një tarifë pjesëmarrjeje prej 50.000 (pesedhjete mije) lekësh.

Për çdo informacion në lidhje me renditjen, aspektet logjistike dhe organizative të Kursit, kontaktoni Sekretarinë e Shkollës tek adresa e postës elektronike.(FSHF)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!