Përmbysje e çmendur, Franca largon belgët

Gjysmëfinale e Ligës së Kombëve: Belgjikë- Francë 2-3

Kjo Belgjikë nuk sheh asnjëherë larg. Duket e habitëshme por edhe pse qëndron në majë të rendtitjes së UEFA-s prej shumë vitesh, skuadra e Roberto Martinez thyhet në çdo event para se të shkojë te një trofe.

I ngjau edhe sonte në Allianz Stadium të Torinos teksa përballë Francës udhëhiqte 2-0 deri në startin e pjesës së dytë. Por pikërisht në një fraksion të vetëm rrëzohen duke u larguar nga finalja e Nations League.

Karim Benzema shënon një supergol në të 62-ën dhe më pas Kilian Mbape me penalltinë e fituar nga Grizman barazon në të 69-ën.

Nuk ka të ndalur dhe pas një goli të anuluar të Lukakut (vendim i drejtë) vjen një tjetër perlë franceze me “gjelin” e Milanit Teo Hernandez. Kur luhej e 90-ta, një top i hedhur në zonë nga pavard devijohet ngaa Vertogën dhe Hernandez lëshon një silurë në gjysmëlartësi për 2-3 final

Franca dhe Deshamps festojnë so të çmendur. Në finale të dielën në San Siro me Spanjën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!