Motori i katërt sezonal, Sainz i fundit…

Me 7 gara nga fundi, Leklerk mendon se Verstapen fiton Botërorin.

Piloti i Ferrarit Karlos Sainz do të niset i fundit në garën zyrtare të Stambollit në program të dielën në 14:00. Ishin komisionerët e FIA-s ata që vendosën pasi në makinën kokëkuqe u realizua vendosja e motorit të katërt sezonal nga tre që lejon rregullorja.

Një histori e përsëritur këtë botëror te skudaria italiane pasi dhe në pistën e Rusisë piloti tjetër monegazi Sharls Leklerk, vendosi të katërtin mbi njëvendëshe duke u penalizuar e nisur i fundit.

Duke folur për këtë garë Leklerk u shpreh:“Në GP të Turqisë dua të përsëris suksesin e vitit 2020 kur u rendita i 4-ti: motori i ri është një hap përpara. Kush e fiton titullin? Unë them Verstapen “,ndër të tjera.

Kampionati botëror i Formula 1 kryesohet nga Luis Hamilton i Mercedes me dy pikë më shumë se holandezi i Red Bull Maks Verstapen. Të dielën në 14:00 gara në Turqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!