Mbrojtësi me Covid, Tirana- Laçi në ‘alarm’

Mbrojtësi vetëm 48 orë më parë ka luajtur me Tiranën në duelin me Laçin në ‘Selman Stërmasi’.

Mbrojtësi i Tiranës Marsel Ismajlgeci rezultoi pozitiv me COVID-19 sot duke humbur kështu dy ndeshjet e kuqezinjve U21 me Andorrën dhe Slloveninë që do të luhen në “Elbasan Arena” në datat 7 dhe 11 tetor.

Futbollisti bardheblu është izoluar menjëherë por fakti që lojtari vetëm 48 orë më parë ka luajtur me Tiranën në duelin me Laçin në ‘Selman Stërmasi’ duhet marrë në konsideratë urgjentësisht.

Të shpejta pyetjet;

A funksionon ende protokolli i Institutit Shëndetësor Publik?

Funksional vendimi i Komitetit Teknik të Eksperteve për prezencë të tifozëve me kapacitete të reduktuara në stadiume deri në 30% ?

Po maskat dhe distanca në impiante?

Ndërkaq klubet e Tiranës dhe Laçit domosdoshmërisht duhet të kryejnë teste të reja. Te ekipi kryeqytetas pak javë më parë, portieri Visar Bekaj ishte me koronavirus. Me gjasë, futbollistët e infektuar ngecin vetëm kur iu bashkohen kombëtareve. Aty ka …rregull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!