Palmerias në finale të Libertadores

CONMEBOL ende ruan rregullin e golit jashtë fushe. Finalja në 27 nëntor në Montevideo

Palmeiras është finalisti i parë i kompeticionit më të rëndësishëm të Amerikës së Jugut me emrin ‘Copa Libertadores’.

Në federatën e Amerikës së Jugut, CONMEBOL ende është në fuqi goli jashtë fushe ndaj pas barazimit 1-1 gjatë mengjesit të sotëm si dhe 0-0 në të vajtjes, ekipi në përbërje të të cilit janë edhe Felipe Melo dhe Gustavo Gomez, kalon Atletico-MG dhe pret biletën e parë si finaliste.

Në ndeshjen e lujatur në ‘Bello Horizonte’, Atletic-Mineiro kaloi e para në epërsi me Vargas në të 52′ ndërsa Palmerias barazoi në të 62′ me Dudu.

Në finale me siguri do të përballet me Flamengon, që luan në 02:30 në Guayaquil (ndeshja e parë 2-0 për brazilianët) me Barcelonën e Ekuadorit.

Kështu duke marrë parsysh rezultatin e takimit të parë me shumë mundësi finalja do të jetë e gjitha braziliane me dy skuadrat që kanë triumfuar në dy edicionet e fundit të trofeut Libertadores.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!