Usyk: Mund të fitoja me nokaut

Kampioni: “Ishte 12 vjetori i martesës, jam i lumtur për fitoren ndaj Xhoshuas”

Kampioni i ri i botës në boks për peshat e rënda është Oleksandr Osyk. Ukrainasi e pa vetën mbret në Londër edhe pse përballë kishte djalin nga Uatfordi e me gjak nigerian në venat e tij.

Xhoshua deri dje kampion absolut bote në boks, mbeti në fund i ‘varur’ në litarë ndërsa gjyqtarët nuk i dhanë shpëtim: 117-112, 116-112,115-113.

Brezat e WBA, IBF dhe WBO shkojnë për 34 vjeçarin ukrainas i cili pas takimit u shpreh:.

Ndeshja shkoi pikërisht ashtu siç mendova, kishte disa momente ku Antoni goditi fort, por unë isha gati të përballoja goditjet e tij. Ndoshta edhe unë mund të fitoja me nokaut, por kisha besim me planin taktik, i cili ishte për të marrë suksesin. Sot është dymbëdhjetë vjetori i martesës sime, jam i lumtur edhe për këtë“, tha Osyk.

Tani bota magjepsëse e peshave të rënda pret sfidën e 9 tetorit në Las Vegas midis britanikut Tajson Furi dhe amerikanit Deontay Wilder ( WBC). Anglezët kishin shpresuar prej kohësh në një derbi të tyre Xhoshua- Furi por tani ndeshja nuk mund të luhet. Skena i takon ukrainasit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!