Mposhti Xhoshuan, Usyk kampioni i ri i Botës

Oleksandr Usyk. Ky është pasuesi më i denjë i Vitali dhe Aleksandër Klitçko nga shteti i Ukrainës në sportin e boksit.

Në sfidën e mbrëmjes së shtunë në ‘Totenhem Hotspur Stadium’, Usyk mundi para më shumë se 62 mijë tifozëve kampionin e Botës në peshat e rënda Antoni Xhoshua (117-112, 116-112, 115-113).

34 vjeçari, bëri një ndeshje fantastike ndaj britanikut 31 vjeçar, duke e dominuar në të gjitha raundet e fituar në fund gjerdanët e ‘artë’.

Usyk hyri në ring si infreior por më pas nisi të shfaqej si një mbret i padiskutueshëm i peshës së rëndë. Edhe pse afro 9 kilogram më i lehtë (Usyk 100, Xhoshua 109), njeriu i madh në fund të takimit ishte pikërisht ukrainasi, i cili me vendim të gjyqtarisë u bë kampioni i ri i botës në WBO, WBA dhe IBF. Takimet e tij si fitues shkojnë në 19-0

Ky takim, për britanikët, ishte në fakt një sfidë afrimi në funksion të super-sfidës me Tajson-Furi në një derbi gjithë-anglez. Sidoqoftë, çdo gjë u përmbys dhe titulli i kampionit të Botës që rikthehet në Ukrainë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!