Poçetino i hap “luftë” Mesit

Diçka nuk shkon te PSG. Mbape i heshtur dhe pa rendimentin e njohur, mungesa e debutimit të Serxhio Ramos dhe rasti Mesi, për t’u verifikuar te klubi i Al-Kelaifit.

Ylli i futbollit botëror Lionel Mesi nuk po përshtatet me skuadrën e re e veçanerisht me trajnerin e PSG-së Mauricio Poçetino. Ndonëse klasi i 34 vjeçarit nuk vihet në diskutim ajo situatë e krijuar në fundin e takimit PSG-Lion dhe e mesjavës me qëndrimin jashtë ndaj Metz, duket se kanë hapur skenare të reja te parisienët.

Nga ajo që deklaron trajneri argjentinas, Mesi ka një dëmtim të lehtë dhe sipas ish-trajnerit të Totenhem, 6 herë fituesi i ‘Topit të Artë’, do duhet të bëhët gati për ndeshjen e Champions League ndaj Sitit. E thënë ndryshe, Poçetino nuk ka ndemend ta aktivizojë jashtëtoksorin as në sfidën e nesërme me Montpelje.

Leo ka filluar të vrapojë. Shpresoj që të shkojë gjithçka në mënyrën e duhur, urojmë që të jetë gati për të luajtur në sfidën ndaj Mançester Sitit në Champions, por duhet të jemi të kujdesshëm, të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhëshme”, deklaron trajneri.

Në fakt duket se diçka po kamuflohet. Klubi i yjeve me gjasë mban mbyllur dyert informative. Rasti Mbape teksa kërkohej nga Reali, mungesa e gjatë e kthimit në fushë e Serxhio Ramos (ende pa debutuar) dhe tani Mesi që po kërcet dhëmbët, nuk mund të kapërdihen lehtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!