E shtuna e ‘nxehtë’ e së parës

Të gjitha ndeshjet e Kategorisë së Parë të javës së tretë duke nisur nga ora 16:00.

Erga Kenga

16 skuadrat e Kategorisë së Parë tashmë në një grup të vetëm, do të luajnë të shtunën të gjitha takimet e javës së tretë. Një javë e ngjeshur dhe e pasur me takime me pritshmëri të lartë sportive e gjitha duke nisur nga ora 16:00.

Ndërkaq, menjëherë pretendentet në letër, përballë. Kështu takimi i Luzit ndërmjet Besës së Kavajës dhe Korabit të Peshkopisë kryesues, vlerësohet paraprakisht si një sfidë e denjë. Po ashtu kryesuesja tjetër Bylis në ‘Adush Muça’ ndaj Turbinës së vendit të katërt.

Me mjaft interes sfida e Peqinit aty ku vendasit bardhekaltër do të presin Erzenin që këtë sezon duket i projektuar për kreun. Pritet reagimi i Besëlidhjes me lezhjanët që kanë startuar mjaft keq edicionin e ri.

Sakaq, Tomori- Lushnja, Maliqi-Apolonia, Butrinti- Burreli dhe Tërbuni- Vora, takime me tri të panjohura. Jemi te java e tretë…

Kalendari i javës së tretë:

16:00

Shkumbini-Erzeni

Maliqi- Apolonia (Korçë)

Tërbuni- Vora

Tomori- Lushnja

Butrinti- Burreli

Besa- Korabi (Luz të Kavajës)

Besëlidhja- Pogradeci

Bylis- Turbina

Renditja pas javës së dytë:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!