Flamengo mund Barcelonën, Diego Kosta e Hulk…

Flamengo mundi klubin ekuadorian Barcelona Sc 2-0 në gjysmëfinalen e parë të Kupës Libertadores, e cila u luajt në Maracana në Rio de Zhaneiro.

Dy gola nga Bruno Henrikue në pjesën e parë (22 ‘, 38’) sanksionoi fitoren e klubit brazilian në një ndeshje të dominuar kryesisht në pjesën e parë.

Barcelona qëndroi me krenari në pjesën e dytë të ndeshjes me vetëm dhjetë futbollistë, pasi mesfushori Nikson Molina u ndëshkua me të kuq në çastet e fundit të pjesës së parë. Takimi i kthimit do të luhet më 30 shtator në Guayaquil (02:30).

Ndërkaq, një ditë më parë, në Sao Paolo, u zhvillua gjysmëfinalja tjetër Palmerias-Atletico Mineiro, e cila u mbyll pa gola 0-0.

Për tu evidentuar, në radhët e Atletico Miniero aktivizohen sulmuesit e njohur në Europë, portugezi Hulk dhe braziliano-spanjolli Diego Kosta. E kthimit në ‘Bello Horizonte’ në 29 shtator (02:30).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!