Tifozët rehabilitojnë Strakoshën

Tifozët e Lazios janë të papërsëritëshëm. Pak javë më parë ju sulen Hysajt për një këngë ‘partizane’ ndërsa dje përkrahën shqiptarin tjetër Tomas Strakosha. Portieri kuqezi u gjet fajtor te humbja me Gallatasarajin ndërsa dje në ‘Olimpico’ kanë shpalosur te zona ultras një pankartë në mbështetje të portierit.

Mos e vrit mendjen për ata, por shih përpara dhe prit. Forca Strakosha”, shkruhej në pankartë.

Strakosha me të parë situatën nuk e ka kaluar lehtë këtë gjest njerëzor teksa pas ndeshjes ka shkruar Instagram.

Nuk kam fjalë për të përshkruar atë që ndjeva duke hyrë në fushë mes duartrokitjeve plot dashuri dhe më pas te banderola që kishte emrin tim.

U përpoqa t’i mbaja lotët, por nuk munda. E vetmja gjë që mund të them është që i falënderoj shumë tifozët e Lazios për dashurinë dhe mbështetjen. Ky moment do të mbetet në zemrën time përgjatë gjithë jetës. Tani të punojmë për ta sjellë Lacion aty ku e meriton”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!