Mersinaj e Daku në 11-ën e javës…

Daku shënoi dy herë ndaj ekipit të Albi Dokës, Mersinaj rikthimi me gol…

Rikthehet Jon Mersinaj ndërsa Indrit Tuci është bashkuar me grupin në stervitje pas atij dëmtimi të gjatë. Te Lokomotiva Zagreb, në folenë e ndërtuar nga futbollistët shqiptarë kishte muaj që grupi për shkaqe të ndryshme, ndihej në agoni.

Vetëm Çokaj është parë stabël pasi si Mersinaj ashtu dhe Tuci mbetën peng në infiermeri. Te Lokomotiva, në grupin aktual edhe Arbër Hoxha e Hajdin Salihu.

Ndërkaq pas ndeshjes së fundit të kampionatit kroat bie në sy përfshirja në formacionin e javës e dy futbollistëve shqiptarë. Jon Mersinaj dhe Mirlind Daku (Osijek) u vlerësuan nga SofaScore në 11 më të mirë të elites kroate.

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!