FIFA mbledh samitin, ideja e Botërorit…

Sapo doli në qarkullim si lajm, të gjithë kundër por ideja e Infantinos për të zhvilluar Kupë Bote çdo 2 vite bëhët serioze.

Sipas të gjitha gjasave në axhendën e FIFA -s në 30 shtator, Konfederata e udhëhequr nga Xhani Infantino, në samitin e parë (online) në fund të muajit për të diskutuar mbi reformën që ajo propozon, si pjesë e rimodelimit të kalendarit ndërkombëtar mund të hidhet ideja e hedhur në media.

Njoftimi:

“FIFA ka kontaktuar federatat e saj dhe palët e tjera të interesuara (përfaqësues të lojtarëve, klubeve, ligave, konfederatave), duke shënuar fillimin e një faze të re të konsultimit mbi kalendarin e ndeshjeve ndërkombëtare për femra dhe meshkujderi në fund të 2023 dhe 2024-ës.

Më 15 shtator 2021, FIFA ftoi federatat e saj anëtare në një samit të parë online më 30 shtator 2021. Kjo është një nga disa mundësi për të krijuar një debat konstruktiv dhe të hapur, globalisht dhe rajonalisht, në muajt e ardhshëm dhe FIFA punon me këtë në ide.

Meqenëse ky është një projekt futbolli, ku interesat globale të futbollit duhet të vijnë së pari, ky proces ka filluar me lojtarë dhe trajnerë nga e gjithë bota. Grupet Këshilluese Teknike (TAG) u krijuan nën udhëheqjen e Arsen Venger, kreut të zhvillimit global të futbollit FIFA dhe Jill Ellis, dy herë fituese e Kupës Botërore të FIFA-s për Femra. Debati do të përfshijë gjithashtu tifozë nga e gjithë bota.”

“.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!