Tirana ndalet nga Egnatia

Abissnet Superiore, java e dytë: Tirana- Egnatia 1-1 (Seferi 51’/D. Imeri 57′)

Në “Selman Stërmasi” firmoset barazimi i katërt radhazi dhe me të njëjtin rezultat 1-1 sfida numër 4-ër e javës së dytë Abissnet Superiore. Këtë radhë ishte Tirana- Egnatia të cilat u ndalën në barazim.

Pas një pjese të parë të shoqëruar me episode sporadike e dyta pason me një tjetër ritëm. Bardheblutë në pjesën e dytë gjejnë golin e avantazhit në minutën e 51-të me Taulant Seferin i cili i sherbyer nga Totre godet fort nga një pozicion ballor për 1-0.

Megjithatë epërsia e skuadrës së Orges Shehit zgjat vetëm pak minuta, pasi Egnatia kundërpërgjigjet me një tjetër gol të bukur të mesfushorit Demir Imeri. Kombinimi me Allmuçën ishte perfekt ndërsa konkludimi për kopertinë.

Insistimi vendasëve për të rikthyer avantazhin ishte i shpejtë teksa në të 64-ën Xhixha- Seferi prodhojnë golin e dytë por VAR ka kapur në pozicion jashtë loje Xhixhën. Gol i anulluar për bardheblutë.

Në fund, Ngo pretendon për penallti pas një mbajtje në zonë por në antitezë me ‘sjelljen’ e mëparshme të teknologjisë, nuk pyetet fare për “VAR”.

Përfundimisht 1-1 me të dyja skuadrat që marrin nga një pikë. Për Tiranën një mundësi e humbur për të marrë 6 pikë në dy takime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!