Vllaznia për të ndezur Shkodrën, Skënderbeu prezantimi në shtëpi

Pas ndeshjes së djeshme Dinamo- Laçi (1-1) Abissnet Superiore edicioni i 83 futbollistik, ecën sot me dy përballje të ndezura.

Korçë:

Në Korçë, Skënderbeu i Migen Memellit pret Partizanin duke nisur nga ora 16:45. Nëse Partizani konsiderohet favorit në letër, kjo duhet vertetuar në fushë pasi të kuqtë janë tjetërsuar thuajse plotësisht nga edicioni i kaluar, ndërsa bardhekuqtë tërërisht të bindur te futbollistët që në fazën e katërt të sezonit të 82-të të Kategorisë Superiore, bënë një sesion shpëtimtar spektakolar. Daja e ka të plotë grupin ndërsa te Skënderbeu mungon Zguro.

Shkodër:

Në 19:45 në “Loro Boriçi’ ndeshja e madhe mes Vllaznisë dhe Teutës. Të dyja skuadrat janë në optimale me mundësi reale për të dhuruar spektakël e kënaqur ata fatlumë që kanë siguruar një biletë për në tribuna.

Po ti shtosh këtu dhe egon e Vllaznisë për tu “hakmarrë” për atë Superkupë të humbur pak javë më parë me durrsakët 0-3, sfida kthehet në një vatër të këndshme sportive. Dianje dhe Gurishta janë në pikëpyetje te vendasit teksa te Teuta vijon të mbetet jashtë Lorenco Vila.

Ndeshjet sot, java e dytë Abissnet Superiore:

16:45 Skënderbeu- Partizani

19:45 Vllaznia-Teuta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!