Skënderbeu di të ndalë Partizanin

Abissnet Superiore java e dytë: Skënderbeu- Partizani 1-1 (Zhunior 56′ pen/ E.Berisha 57′)

Karton i verdhë për Elvi Berishën pas festës analoge me Stenio Zhunior te golat.

Skënderbeu- Partizani luajtur pasditen e sotme në Korçë, prodhoi shifrat e barabartë 1-1.

Florian Lata gjyqtari i cili akordoi një penallti inekzistente për të kuqtë shndërruar në gol nga Zhunior (56′) u bë protagonist shpesh në vendime të diskutueshme në sfidën e Korçës.

Goli i shpejtë i barazimit nga Elvi Berisha në të 57-ën pas atij gabimi të Damçevskit u duk logjik i atij 90 minutëshi luajtur me grintë sportive.

Pavarësisht se Partizani i’u afrua disa herë golit në fund, gjithëçka u mbyll barazim. Skuadrat pas javës së dytë me nga një pikë.

Formacionet startuese:

Skënderbeu – Rexhepi; Bajrami, Zhan Viktor, Sadriu, Vangjeli; Vrapi, Meksi, Mensah, Vitija; Berisha, Mara. Tr: Migen Memelli.

Partizani – Alban Hoxha; Musta, Gligorov, Belica, Damçevski, Marku; Murataj, Kaçe, Lukas Kardozo; Cara, Zhunior. Tr:Ilir Daja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!