Shehi: Tirana e ka detyrim fitoren

Tirana ndaj Egnatias në raundin e dytë të Abissnet Superiore. Do të luhet të dielën në 13:45 në “Selman Stërmasi” . Aty ku në javën e parë bardheblutë mundën 4-2 Skënderbeun.

Shehi trajeri i 25 herë kampionëve të vendit vlerëson Egnatian dhe pret fitoren. Fundja para tij ka qënë presidenti Halili që ka insistuar e lënë detyrë për objektivin tri ndeshje,tri fitore. Trajneri durrsak i Tiranës thotë në konferencë:

Gjendja e skuadrës është e mirë. Seferi nuk është stërvitur me grupin vetëm ditët e para, por më pas është bashkuar. Besoj se është në gjendje të luajë e për të qenë në formacion.

Superliga ka kundërshtarë realisht të fortë. Egnatian nuk e perceptojmë nga emri, por nga cilësia e lojtarëve që është skuadër që po bën investime dhe në minutat e fundit të merkatos ka marrë lojtarë cilësorë.

Pra jemi të vetëdijshëm që do të jetë një ndeshje e vështirë përballë një kundërshtari që këtë vit ka ardhur në elitë, por brenda për brenda ka cilësi dhe lojtarë me peshë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!