Mesi, zbardhet kontrata e besnikërisë

Bonus besnikërie të barabartë me 10 milion neto në vit për Leo Mesin te PSG.

Dy vite kontratë plus opsioni i të tretit. Shifra 30 milion në vit. Kjo vlerë, në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar disa javë nga Leo Mesi me Paris Saint-Germain, do të ishte e mjaftueshme për t’i bërë përshtypje kujtdo.

Por ka edhe më shumë: siç zbulohet nga L’Equipe, argjentinasi ka të drejtë përfitimi në një bonus besnikërie të barabartë me 15 milionë euro bruto në vit, ose 10 neto, të cilat do t’i paguhen për aq kohë sa ai respekton kontratën e tij të vitit të dytë dhe opsional.

Në fakt, nëse Mesi 34 vjeç qëndron në Paris deri në vitin 2024, do të fitojë shifrën e majme prej 110 milionë eurosh. Ka edhe një tjetër: nga 30 milion fiks që i takojnë argjentinasit çdo sezon, figuron dhe monedha dixhitale e lançuar kohët e fundit në botën e futbollit.

Mesi do fitojë edhe mbi 30 milionë euro nga kontrata e sponsorizuar nga kriptomonedhat e “Crypto.com”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!