Dinamos i ikën fitorja në fund

Java e dytë: Dinamo- Laçi 1-1 (Shehu aut 53’/ Roganoviç 90′)

Ndeshja e parë e javës së dytë e Abissnet Superiore mes Dinamos dhe Laçit luajtur në ‘Elbasan Arena’, prodhoi shifrat teknikë 1-1.

Një sfidë e cila startoi mjaft mirë për kurbinasit të cilët për disa minuta qarkullojnë e i afrohen portës së Harizajt. Me kalimin e kohës, blutë marrin vetën dhe Redon Mihana nis të orietojë të tijtë nga linja e majtë drejt zonës së Sherrit. Në një moment (42′) Dinamo kalon përpara me Sofranak por sistemi VAR e anulon.

Pjesa e dytë nis e shpejtë dhe Dinamo kalon përpara me një autogol të Julian Shehut. Pas këtij momenti (53′), është ekipi i Vukiçeviç ai që sikurse pjesën e parë, dominon në lojë. Hedhja në fushë e Mazrekajt, ndryshon totalisht ofensiveën bardhezi e cila në disa momente ia afrua golit të barazimit por Harizaj tregon cilësi. Në fund pas një skeme ardhur nga këndorja e majtë, Laçi barazon me Marko Roganoviç.

Një supergol që trupa e gjyqtareve në sistemin VAR, desh ndikoi në një degjenerim eventual të fundit të takimit. Ata sinjalizuan kryesorin Ferhataj për të parë pamjet. Goli u konfirmua, por mendoni të kundërtën… Ishte sinjali i parë i cili tregoi se arbitrat shqiptarë, nuk kanë njohuri të mjaftueshme për të dhënë vedrikte të shpejta nga dhoma e teknollogjisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!