Solomon rikthehet në… ‘Ballkan’

Teofilus Solomon, ish-sulmuesi i Partizanit në Kategorinë Superiore, ka nënshkruar me Ballkanin në Superligën e Kosovës. Është vetë klubi nga Suhareka që prezanton para publikut social 25 vjeçarin nigerian.

Solomon i cili pati probleme me drejtësinë shqiptare (mars 2021) teksa po linte Shqipërinë, iu bashkua pak muaj më parë kampionatit kuvajtjan. Ai luajti për Al Kadisa në ekipin ku aktivizohet me sukses edhe mbrojtësi kuqezi Lorenc Trashi.

Njoftimi:

Theophilus Solomon sot është bashkuar me ekipin dhe ka mbajtur seancën e parë stërvitore me skuadrën tonë.
Sulmuesit shtatlartë i urojmë mirëseardhje dhe suksese me fanellën e klubit tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!