Real, Siti, Liverpul, Ajaks dhe një Sherif fitues…

Surprizat në Champions grupe, nuk kanë të sosur. Sot në 18:45 Sherif Tiraspol, ekipi moldav që eleminioi Teutën, pas avancimit në grupe, arrin të fundosë 2-0 favoritët e Shahtjor Donjetsk 2-0.

Në mbrëmje befason PSG i Poçetinos me barazimin 1-1 në Bruksel me Bryzh. Sigurisht treshja Mesi- Nejmar- Mbape duhej të bënte më shumë.

Siti i pandalshëm. 6-3 ndaj Lajpcig me një Nkunku autor i tre golave të gjermanëve. I pagabueshëm Liverpul i cili përmbys Milanin nga 1-2 në 3-2 final

Në ‘San Siro’, Inter i përulet mbretërorëve të rinj. Kamavinga ul me klas një top për Rodrigon me brazilianin që shënon në të 89′-ën.

Shifrat e mbrëmjes CHL grupe:

Beshkitash-Borusia Dortmund 1-2

Sherif Tiraspol- Shahtjor Donjetsk 2-0

Mançseter Siti- Lajpcig 6-3

Klub Bryzh-PSG 1-1

Atletiko Madrid- Porto 0-0

Liverpul- Milan 3-2

Sporting Lisbonë-Ajaks 1-5

Inter-Real Madrid 0-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!