Maxarri timonieri i ri i Kaljarit

Bëri debutimin e tij në Serie A si futbollist me fanellën e Kaljarit (shtator 1982), klubi e rikthen si trajner deri në 30 qershor 2024.

Trajneri i njohur italian Valter Maxarri emërohet në krye të pankinës së kaljarit në Seria A. Livornezi 60 vjeçar më herët ka drejtuar skuadra si Sampdoria, Napoli, Inter, Uatford, Torino.

Në nivelet më të larta, ai numëron 462 ndeshje si trajner në Serie A dhe jashtë saj. Stili i Maxarrit, lojë proaktive, karizëm dhe shumë vendosmëri: “Një sfidë e re po fillon tani për zotin Mazzarri. Punë e mirë, Walter! “, shkruan klubi.

Tajneri i ri i Kaljarit zëvëndëson në këtë pankinë trajnerin Sempliçi. Kontrata e trajnerit lombard shkon deri në vitin 2024. Sot seanca e parë me Kaljarin.

Kjo ishte lëvizja e dytë sezonale te pankinat e elitës së Seria A. Hellas Verona pak ditë më parë, largoi teknikun Di Françesko dhe afroi kroatin Igor Tudor me një kontratë njëvjeçare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!