KE preçizon, Egnatia e Erzeni prioritet infrastrukturor

Miratohet projekti i madh i FSHF-së për ndërtimin e 100 fushave futbolli.

Në një njoftim të FSHF për mediat, thuhet se Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit u mblodh sot në ambietet e saj dhe shqyrtoi disa nga pikat e renditura për shqyrtim. Në fund teksa prezent ishte dhe presidenti Duka, u miratuan disa nga pikat e parashtruara në takim.

“U zhvillua ditën e sotme mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, nën drejtimin e Presidentit Armand Duka. Në fillim të mbledhjes që u zhvillua në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, anëtarët e KE-së miratuan rendin e ditës dhe procesverbalin e mbledhjes së zhvilluar më 24 maj 2021.

Në këtë mbledhje, anëtarët e KE-së diskutuan disa pika të rendit të ditës, si dhe janë miratuar disa prej tyre, ku një prej tyre është projekti i 100 Fushave, një nga projektet më të mëdha të FSHF-së, që konsiston në ndërtimin e fushave të reja në të gjithë Shqipërinë dhe ku mund të aplikojnë pa kufizim kushdo, individ, pushtet qendror a vendor, klub futbolli etj.

Gjithashtu, me unanimitet të plotë u miratuan edhe disa pika të tjera të rendit të ditës, që kanë të bëjnë me mbështetjen infrastrukturore që FSHF-ja do të japë për dy klubet e futbollit, KF Egnatia dhe KF Erzeni, me investimin në sistemin e ndriçimit në Kompleksin Tropikal si dhe me mbështetjen e shoqatës së të verbërve dhe të amputuarve në kuadër të programit të Përgjegjësisë Sociale dhe projekteve incentivuese HatTrick V”, shkruan FSHF..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!