Vjen goli i Ronaldos në CHL, te Sevilja 4 penallti në 45′

Joung Bojs- Mançester Junajtid dhe Sevilja- Salsburg, ndeshjet hapëse të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve që do të ecë në 21:00 me disa takime të tjera.

“Djajtë e Kuq” ka kaluar në epërsi që në start, pas një aksioni ritmik nga e majta.Në minutën e 13-të, Bruno Fernandesh mori krahun dhe hodhi një top te shtylla e dytë aty ku bashkëatdhetari i tij Kristiano Ronaldo me një prekje ‘vrastare’, shënoi në portën e skuadrës nga Berna (1-0).

Sakaq, Sevilja po barazon 1-1 nga austriakët e Salsburg në pjesën e parë. Një sfidë e çmendur me dy dola dhe 4 penallti të akorduara. Të realizuara 2 ndërsa dy të tjera u humbën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!