Ndeshjet e Champions, Bejl dëmtohet para Interit

Garet Bejl i njohur mes të tjerave me nofkën “golfisti”,do të humbasë Inter-Real Madrid të vlefshme për Ligën e Kampionëve në program të mërkurën në Milano.

Testet që iu nënshtrua uellsiani zbuluan një dëmtim të gjurit të djathtë. Lojtari u dëmtua të shtunën para ndeshjes kundër Selta Vigos të cilën Reali e fitoi në shifra tenistikë 5-2.

Lojtari ishte larguar nga fusha dukshëm i çaluar dhe me një fashë në kofshën e tij të djathtë. Reali së bashku me Inter, Shahtjor Donjetsk dhe Sherif Tiraspol, bëjnë pjesë në Grupin D të Champions grupe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!