Reali përmbys “impiante” e rezultate

Real Madrid- Selta 5-2

Kamavinga, vetëm 18 vjeç, gol në debutim në impiantin e rikonstruktuar.

Rikthim në shtëpi pas 560 ditësh për Real Madrid. Në një ‘Santiago Bernabeu’ të rikonstruktuar (jo 100% teksa pjesë të ndyshme të impiantit ishin mbuluar me fasadë lëvizëse), skuadra e Karlo Ançelotit falë një Benzema fantastik dhe Vinicius në superformë, realizojnë tri pikë për kreun e La Liga-s (10 pikë).

‘Los Blancos’ mposhtën me përmbysje Selta Vigon me shifrat 5-2, në sfidën e vlefshme për javën e katërt në La Liga.

Ndërkaq golat për madrilenët i realizuan Karim Benzema (3), Vinicius dhe Eduardo Kamavinga i cili u afrua te mbretërorët pak ditë më parë.Santi Mina dhe Franko Çervi realizuan për Seltën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!