Dinamo rikthehet si e madhe, Egnatia…

Dinamo dhe Kukësi iu tregojnë vendin respektivisht Kastriotit dhe Egnatias. Të dy ekipet me eksperiencë në Superiore i’a dolën të kalojnë pa shumë vështirësi rivalët që sikundër pritej dominuan në ndeshjet e vetme të javës së parë.

Në Kamëz, Kastrioti- Dinamo 0-2 dhe në Rrogozhinë, Egnatia- Kukësi1-3, u panë përballje mjaft të luftuara. Kryeisht te takimi i Kamzës aty ku në fraksionin e dytë, Kastrioti rriti ritmin dhe me Grecën dy herë në fund (goditi shtyllën) mund të vendoste në diskutim suksesim e bluve.

Stefën Çindu nigeriani i ardhur nga Hajduk Split, autor i dy golave të Dinamos, si dhe ansambli kuksian me disa protagonistë, shuan entuziazmin e krutanëve e sidomos të rrogozhinasëve që u rikthyen në Superiore që pas vitit 2005.

Sot, rezultatet e javës së parë Abissnet Superiore:

Egnatia- Kukësi 1-3

Kastrioti- Dinamo 0-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!