Çfarë dueli me Markez, Banjaia triumfon për herë të parë

Aragon flet italisht… Në pisten spanjolle me disa pilotë iberikë në skuderi të ndyshme Çmimi i Madh i MotoGP shkon për italianin e Dukatit Fançesko Banjaia.

Nisur nga vendi i parë, piloti i ri në duel me Xhek Miler dhe Fabio Kuartararao ia del të ruajë pozicionin edhe kur pas shpine pa ti vihej një kampion i madh si Mark Markez.

Fundi i gjithi dramatik me Markez që tenton disa herë në kthesa për ti rrëmbyer vendin e parë pilotit të Dukatit. Banjaia- Markez, përfundon me triumfin e italianit dhe pas markez vjen një tjetër spanjoll.

Është Joan Mir i cili me rendiment të njëtrajtëshëm ia del të shkurtojë distancën me Kuartararaon kryesues të Botërorit. Francezi la për të dëshiruar dhe motori i tij numër 20 përfundoi në vend të 8-të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!