Prologu i sezonit të ri, Teuta- Partizani

Nis edicioni i 83-të Kombëtar superior i Shqipërisë i cili nga sot për tri sezone radhazi merr emrin Abissnet Superiore.

Në garë për titullin kampion dhe verdikte të tjera të rëndësishme që ofron formula e Sektorit të Garave pranë FSHF, 10 skuadra. Teuta, Vllaznia, Partizani, Laçi, Tirana, Kukësi, Skënderbeu, Kastrioti, Dinamo, Egnatia janë klubet e elitës shqiptare të cilat do të luajnë 36 javë të ndara me katër faza.

Menjëherë në fushë kampionia e vendit Teuta dhe Partizani i renditur i treti me një pikë më pak gjatë kampionatit të kaluar. Dueli gjën pritës durrsakët e teknikut Edi Martini të cilët vetëm pak ditë më parë fituan Superkupën e Shqiperise ndaj Vllaznisë.

Ndërkaq me ‘Niko Dovanën’ e ribjellë, ky takim i edicionit të ri, do të zhvillohet në ‘Elbasan Arena’ duke nisur nga ora 19:45.

Nesër e shtunë dhe pasnesër e diel, nga dy takime të tjera për të plotësuar pazëllin e javës së parë. Në 13:45 Tirana- Skënderbeu në ‘Selman Stërmasi’ dhe Laçi- Vllaznia në stadiumin ‘Laçi’.

Dy takimet e fundit po në 13:45 në Kamëz dhe Rrogozhinë. Të dielën Kastrioti- Dinamo dhe Egnatia- Kukësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!