Nicë- Marsejë, masa drastike dhe riluajtje në neutro

Dy javë më parë ndeshja Nicë- Maresjë degjeneroi me tifozë në fushë e dhunë fizike. Komisioni i Disiplinës ndëshkon.

Komisioni Disiplinor i Ligue 1 vendosi: Nice-Marsejë, e ndërprerë në minutën e 74-të kur ndeshja ishte 1-0 për shkak të hyrjes në fushë nga tifozët vendas, do të duhet të riluhet në një fushë neutrale dhe me dyer të mbyllura.

Nice gjithashtu është ndëshkuar me dy pikë (një me pezullimin e dënimit) dhe do të duhet të luajë tre ndeshje me dyer të mbyllura (një e ezauruar me Bordo). Dy pezullime për Alvaro Gonzalez, një për Pajet. Skualifikimi deri më 30 qershor 2022 për trajnerin atletik të Marsejës ( pas pamjeve filmike).

Këto ishin masat ndëshikome pas atij invadimi i shoqëruar me dhunë të tifozëve në derbin Nicë- Marsejë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!