CHL femra/ Vllaznia paraqitje dinjitoze në Torino

Vllaznia e Shkodrës largohet me dinjitet nga Champions League për femra. Ekipi i Nikolin Lekës pas humbjes në Shkodër në ndeshjen e parë ndaj Juventusit (0-2) ka luajtur sot të kthimit në një kompleks sportiv në Torino dhe sërish shifrat kanë folur për italianet.

Skuadra shkodrane është mundur edhe në ndeshjen e kthimit me shifrat 1-0. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Stasova në minutën e 34-ët të fraksionit të parë.

Kështu Vllaznia ka mbyllur aventurën në Champions në fazën e play off, duke dëshmuar se stabiliteti dhe forca aktuale e grupit njeh progres dhe se mund të bëjë sërish mirë edhe ndaj rivalëve të nivelit të lartë europian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!