Shqipëria niset favorite, San Marino nuk ka…koeficent

Kualifikuese ‘Katar 2022’: Shqipëri-San Marino në 20:45 ‘Elbasan Arena’

Shqipëria zbret sërish në ‘Elbasan Arena’ për të luajtur ndeshjen e gjashtë kualifikuese të Grupit I ‘Katar 2022’ (tri takime në 7 ditë).

Në këtë fushatë Botërori për zonën europiane, skuadra kuqezi, e drejtuar nga Edi Reja, duket se do t’i mbajë të gjithë shqiptarët mbërthyer me emocione e shpresë. Një gol i Armando Brojës në fundin e përballjes delikate me Hungarinë tri ditë më parë, konvertuar në 9 pikë pas 5 ndeshjesh, ka rritur entuziasmin edhe në skuadër se mund të ngjiten…

Sot në 20:45 në fushë ndaj modestëve të San Marinos për të rrëmbyer tri pikë të tjera. E nëse Poloni- Angli (luhet sot sikundër dhe Hungari-Andorrë për grupin I), do të prodhojë barazimin ose fitoren e britanikëve, me shumë mundësi Shqipëria do të gdhijë e dyta e grupit.

Në fakt kuqezinjtë pas suksesit me hungarezët, axhendës së tyre në Durrës, janë shfaqur të relaksuar dhe besimplotë se mund të ecin me pikë të tjera. Konsideruar rival të kalueshëm, Reja pritet të bëjë rotacion ndaj San Marinos pas pak në Elbasan.

Me Abrashin e dëmtuar (4 javë stop) Cikalleshin në dyshim dhe Klaus Gjasulën të pezulluar nga kartonët, Reja ka plot të tjerë të gatshëm.

Rikthehen Hysaj, Manaj e Bare. Shqipëria pritet të luajë me: Strakosha, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti, Doka, Bare, Laçi, Hysaj, Bajrami Uzuni, Manaj.

Ndërkaq Kombëtarja kuqezi rikthehet në fazën finale të verdikteve të Grupit I në 9 tetor me transfertën e Hungarisë dhe 12 tetor me duelin Shqipëri- Poloni në ‘Air Albania Stadium’. Gjithçka përmbyllet në 12 dhe 15 nëntor 2021 ndërsa kuqezinjtë udhëtojnë drejt Anglisë dhe presin Andorrën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!