Tare: Tifozët nuk kënaqen kurrë

Mauricio Sarri i kënaqur me merkaton: “Tani nis epoka e re e Lacios”.

Tekniku ecën: “Kur mbyllet afati i transferimeve, bie perdja, fiken dritat e një koncerti frenetik. Tinguj, zëra, pritshmëri, shpresa dhe ndonjëherë zhgënjime”

Dimitrije Kamenoviç futbollisti serb i Çukariçkit edhe pse u stervit te Lacio mbetet jashtë liste. Mbrojtësit nuki është depozituar kontrata në Ligë pasi mungon dokumentacioni ekstrakomunitarë, kësisjoi ai ose duhet të presë janarin ose të kthehet te pistat e tjera.

Ndërkaq drejtori i Lacios Igli Tare pa postuar një Twett duke dhënë përgjigje disa kritikëve që e kanë cilësuar merkaton e lacialëve jo në pritshmëri.

Tare në Twitter:

“Nëse më 9 qershor (nënshkrimi i Sarrit) do të kishin thënë se ne do të kishim mbyllur merkaton me Pedro, Felipe Anderson, Luka Romero, Basic dhe Zaccagni (pa ditur për Kostic), mendoj se të gjithë do të kishim thënë “e pamundur”. Pastaj gjërat mungojnë natyrisht, por të thuash se është një treg me 4 veta është e pandershme (shto dhe Hysajn)”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!