Moçka e Ramadani i bashkohen Flamurtarit

Përforcohet ndjeshëm Flamurtari. Serioziteti i momentit tundon sportistë drejt Vlorës.

Flamurtari ka gati formulën e rikthimit në nivele të larta. Pasi Idrizi nguli “rrënjë” edhe për dy vite të tjera teksa prezantoi njërazi 4 futbollistë me emër sot kanë arritur të zyrtarizojë dhe dy të tjerë. Me potenciale të larat sportive.

Janë portieri Shpëtim Moçka dhe mesfushori shkodran Behar Ramadani. Kështu veç emrave Ditmar Bicaj, Olsi Gocaj, Andi Ribaj e Lejdi Liçaj, trajneri Resuli do të ketë në dispozicion dhe dz elementë mjaft cilësorë.

Klubi famshëm shqiptar po kalon momentin më të vështirë në histori. Vlonjatët si kurrë më parë do të garojë këtë sezon në Kategori të Dytë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!