Franja para Juves: Detyra jonë, maksimumi

Champions Femra: Vllaznia- Juventus luhet nesër në 19:00 në ‘Loro Boriçi’

Esmeralda Franja, kapitenja e Vllaznisë së Shkodrës për ferma doli sot para mediave sportive për të folur lidhur me takimin e nesërm (vajtjes) që Vllaznia ka me Juventus për turin kualifikues të Champions League.

Juventus…

Juventus është një emër i madh në europë, por natzsisht dhe ne kemi krijuar emrin tonë sepse këtu ku jemi nuk na ka sjellë askush por kemiarritur falë punës tonë. Një ndeshje e madhe me përgjegjësi por ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën, të shkojë sa më mirë ndeshja dhe të marrim një rezultat pozitiv“.

Gjëndja e lojtarëve para kësaj ndeshjeje?

“Besoj se gjëndja është shumë e mirë, duke parë dhe stërvitjet, vajzat janë optimiste për ndeshjen dhe besoj se nesër do marrim një rezultat pozitiv”,ndër të tjera kapitenja e skuadrës shkodrane Franja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!