Kastrioti bind Mëllugjën
Kastrioti nxiton për të përforëcuar radhët.Vonesa deri tani kushtzuar nga faktorë që kanë të bëjnë me eksodin e madh gjatë verës dhe pamundësinë për të gjetur apo operuar me financa të menduara mirë, kanë sjellë vështirësi.
Sot klubi zyrtarizon Mëllugjën një lojtar polivalent dhe ekspert në mesfushë. 26-vjeçari ishte bashkuar prej javësh me krutanët por vetëm sot ai arriti të firmosë.
Njoftimi:
Donald Mëllugja është lojtari më i ri i Kastriotit. Drejtuesit e klubit dhe mesfushori kanë gjetur akordin për bashkëpunim dhe lojtari 26 vjeçar është prezantuar ditën e sotme në ambientet e klubit, duke u bërë zyrtarisht pjesë e Kastriotit.
Mëllugja vjen te Kastrioti pas eksperiencave me Burrelin, Ilirinë, Besën, Bylisin dhe së fundmi Partizanin. KS Kastrioti i uron mirëseardhjen dhe një sezon sa më dinjitoz me fanellën tonë