Dy firma të tjera te shkodranët…

Tomas Brdariç mund të ndihet komod në periudhën e kampionatit të ri. Sa i takon elementit, klubi kuqeblu nuk ndalet teksa sot ka prezantuar dy lojtarë me të dhëna mjaft të mira. Albin Sadrijaj dhe Zinedin Mustedanagiç sipas klubit, kanë firmosur për dy vite me shkodranët.

Njoftimi i Klubit:

 “Që prej ditës së sotme, pjesë e KF Vllaznia do të jenë edhe dy futbollistë të rinj. Njëri prej tyre është pikërisht Albin Sadrijaj, lojtari i cili prej disa ditësh është stërvitur me skuadrën tonë dhe tashmë do të jetë edhe zyrtarisht pjesë e saj.

Sadrijaj është 24 vjeç, me origjinë nga Kosova, i cili ka luajtur për U-21 të Zvicrës. Pozicioni i tij në fushë është ai i mesfushorit mbrojtës dhe ka nënshkruar një kontratë 2 vjeçare me Vllazninë. Lojtari tjetër që ka firmosur sot është fantazisti 23 vjeçar Zinedin Mustedanagiç.

Ai është një lojtar i rritur ke Sparta Prages dhe sezonin e fundit ka luajtur për Sarajevon. Edhe Mustedanagiç ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare për Vllazninë. Mirë se erdhe Albin Sadrijaj! Welcome (Mirë se vjen) Zinedin Mustedanagiç!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!