Triumfon Kuartararo, francezi drejt titullit në MotoGP

Fabio Kuartararo pushton pisten e Silverstone në Britaninë e Madhe ndërsa raundi i dymbëdhjetë i sezonit MotoGP, ofron fitoren e 5-të sezonale të djaloshit nga Nica.

Francezi me Yamaha pas nisjes disi prapa ia doli të marrë kryesimin duke garuar i qetë deri në fund dhe fituar pikë të tjera në klasifikimin e përgjithëshëm. Kryesuesisi i botërorit me 206 pikë 65 më shumë se Johan Mir që ndjek la prapa sot Suzukin e Rins dhe Apriliën e Aleks Espargaro.

Ndrkaq Mark Markez vijon të përndiqet nga aksidentet. Sot spanjolli 8 herë kampion bote u përplas me Horge Martin duke bërë që të dy pilotët të linin garën që në xhiron e parë.

Sakaq mbresëlënëse një pershendetje nga organizatorët për garimin e fundit në Angli të Valentino Rosit i cili ka lajmëruar tërheqjen. ‘Grazie Rosi’, shkruhej në një vend pranë pistës. Aty ku 67 mijë njerëz ndoqën këtë garë spektakolare.

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!