Tirana, testi pa gola

Në “Selman Stërmasi” i cili nuk njeh ‘pushime’, Tirana luajti sot testin e radhës. Përballë bardhebluve të Shehit ishte Bylis i Kategorisë së Parë.

Një takim pa shumë emocione dhe pa gola. Edhe pse Tirana ka luajtur për shumë kohë në gjysmëfushën mike, rrjetat nuk u prekën nga askush.

Kështu pak më shumë se 10 ditë nga edicioni i ri futbollistik, Tirana me profil të rikonstruktuar duket se ka ende punë për të bërë.

Klubi ka postuar në rrjete:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!