Teuta nis si mbretëreshë

Trofeu i Superkupës iu dorëzua durrsakëve nga presidenti i FSHF-së Armand Duka.

Superkupa e Shqipërisë: Teuta- Vllaznia 3-0 (Aleksi 57′, I.Gruda 63′, S.Plaku 94′)

Pas titullit kampion, Teuta ‘mbretëron’ edhe në Superkupën e Shqipërisë. Në edicionin e 28-të të saj Teuta- Vllaznia, luajtur mes kampionës dhe fitueses së Kupës së Shqipërisë, në ‘Elbasan Arena’ dhuroi një ndeshje spektakolare. Për nga grinta, cilësia dhe golat. Paçka se ata ishin të gjithë në kaun e durrsakëve të Edi Martinit.

Fillimisht një supergol i Albano Aleksit në të 57′-ën pas një goditje nga jashtë zone shtang shkodranët dhe dërgon në delir durrsakët. Vjen radha e Ildi Grudës i cili në kontaktin e parë me topin dyfishon në të 63′-ën. Nuk mund të mungonte Sebino Plaku teksa në minutat shtesë, realizon një gol spektakolar pas asistimit mjeshtëror të Sherif Kallakut.

Ndërkaq Vllaznia e nisi mirë ndeshjen por pasi humbi dy mundësi të mira shënimi me Gjurgjeviç dhe Latifin sheh Teutën t’i qëndrojë më pranë zonës. Mijëra fansa nga Shkodra edhe pse inkurajuan vazhdimisht skuadrën e tyre, mbetën të pakënaqur nga rendimenti teknik në fushë. Edi Martini njeriu fitues i paniknave shqiptare të dy viteve të fundit feston në krye të Teutës.

Ndonëse sistemi VAR u aplikua për herë të parë në Shqipri në zyrtare, nuk ndikoi aspak në vendimet e ndeshjes të drejtuar në fushë nga Kridens Meta.

Teuta fiton dy herë radhazi Superkupën. Po aq herë e ka fituar edhe Vllaznia në të shkuarën. Në 11 shtator nis kampionati superior i 83-të./Sporti im.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!