Imeri përforcimi i radhës te Egnatia

Te Vllaznia shpesh flitej se mesfushori shfaqej me hope në fushë. Sot firmos për një sezon në Rrogozhinë.

Një ndër lojtarët e dalluar te Vllaznia sezonin e kaluar Demir Imeri lë shkodranët dhe përfundon në Rrogozhinë.

Mesfushori shtatshkurtër 26-vjeçar është aktivizuar me disa ekipe ndërsa ka luajtur me disa klube në travat shqiptare por dhe në Ukrainë e Finlandë. Egnatia përmes një postimi në rrjete ka zyrtarizuar lëvizjen e futbollistit.

Klubi ka përparuar edhe në infrastrukturë dhe me disa futbollistë cilësorë dhe një trajner të zotin si Gugash Magani pritet të jetë mjaft aktive në kompeticionin ku u kthye që nga 2005-sa kur së bashku me Laçin u rrëzuan nga Superiorja e atij edicioni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!