Inter e Lacio tregojnë ‘dhëmbët’ në start

Inter me Çalhanoglu e Xheko debutues i dhuron një tjetër debutuesi si Filipo Inzagi suksesin e parë në krye të Interit të Milanos.

Në ditën e parë të Seria A kampionët e Italisë regjistruan fitoren e thellë 4-0 ndaj Xhenovas në ‘San Siro’. Vidal dhe Shkrinjiar plotësuan pokerin zikaltër.

Ndërkaq Verona u mund nga Sasuolo 2-3 në një tjetër sifdë që hapi Seria A për këtë edicion (18:30)

Mbrëmja italiane e futbollit ofroi edhe dy duele të tjera teksa protagonizmi shqiptar ishte mjaft prezent.

Kështu Empoli me të cilin aktivizohen Ismajli (debutim me Empolin) dhe Bajrami (debutim në Seria A) humbi 1-3 ndaj Lacios që ka në formacion Elseid Hysajin (debutim me Lacion).

Torino- Atalanta fitohet nga bergamaskët me Gjimshitin në fushë 0-1. Te Torino si Berisha ashtu dhe Vojvoda në stol.

Seria A, java e parë:

Inter- Xhenova 4-0

Verona- Sasuolo 2-3

Torino- Atalanta 1-2

Empoli- Lacio 1-3

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!